Sport

“Topçinjtë” e Londrës paguajnë mbi 120 milionë për Declan Rice të West Ham-it...

Eshtë arritur marrëveshja përfundimtare mes dy skuadrave londineze

29 Qershor 2023, 11:56 Nga DOSJA
“Topçinjtë” e Londrës paguajnë mbi 120

ANGLI - Lojtari i Arsenalit është për t’u llogaritur mesfushori Declan Rice, pasi “Topçinjtë” ranë dakord për një tarifë rekord transferimi prej 105 milionë £ (121.5 milionë euro) me West Hamin. 

Pasi Manchester City u tërhoq nga 'gara' për Declan Rice, Arsenali mbeti pretendenti i vetëm... Sipas “Daily Mail”, West Ham ka arritur marrëveshjen përfundimtare me “Topçinjtë” për shitjen e kapitenit të tyre për shifrën e 105 milionë paundëve. Në fakt, 100 milionë janë një shumë “fikse” dhe pesë të tjera janë në formë bonusi.

Një rol të rëndësishëm luajti edhe dëshira e futbollistit, i cili u kërkoi “Çekiçëve” të pranonin propozimin e Arsenalit. Rice do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare deri në vitin 2028, me opsion për një vit tjetër dhe do të fitojë 250 mijë paundë në javë.

Kjo është transferta më e shtrenjtë e “Topçinjve” dhe e para që thyen barrierën prej 100 milionëve. Deri më tani rekordi i përkiste Nicolas Pepe, i cili u ble për 80 milionë euro nga Lille.

Mesfushori 24-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së parë të West Ham që nga viti 2017. Kapiteni i londinezëve ka shënuar një sezon që përfundoi me 50 paraqitje, pesë gola, katër asistime dhe ngriti trofeun e Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll