Sport

Sukseset e kuqezinjve reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ngjitet disa shkallë, Kosova në rënie të lirë…

FIFA ka përditësuar të enjten (sot) ranglistën e kombëtareve për muajin qershor

29 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA

Sukseset e kuqezinjve reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s,

ZVICER - Shqipëria ngjiti tri shkallë në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, pikërisht falë fitoreve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. 

Natyrisht nuk është një ngjitje kolosale, kjo ndoshta nisur edhe nga koeficientet që vlerësojnë më pak kundërshtarë të rangut më të ulët, siç konsiderohen Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Sukseset e kuqezinjve reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s,

Por që janë padyshim një motiv më shumë për Sylvinhon dhe grupin kuqezi për të forcuar bindjen se po ecin në rrugën e duhur. Me udhëkryqin vendimtar për kualifikimin në Europian sfidat e shtatorit. Me Çekinë në datën 7 shtator në transfertë dhe me Poloninë tri ditë më pas në “Air Albania”.

Ndërkohë paraqitjet e fundit të Kosovës, me 3 barazime dhe një humbje që sollën edhe largimin e trajnerit Zhires, janë reflektuar edhe në klasifikimin e përgjithshëm me humbje të pozicioneve të Dardanëve, të cilët në klasifikimine ri kanë zbritur në vendin e 108-të.

Sukseset e kuqezinjve reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s,

Ndërkohë renditjen e FIFA-s për muajin qershor 2023, vazhdon ta kryesojnë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Brazili që plotëson podiumin.

Sukseset e kuqezinjve reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll