Sport

RISIA! Për herë të parë, UEFA heq kohën shtesë në finalen e Superkupës së Europës…

Në 16 gusht, Sevilla dhe Manchester City do të përballen në Athinë, në finalen e Superkupës Evropiane, e cila do të jetë edhe dueli i parë zyrtar i sezonit 2023/24.

29 Qershor 2023, 12:37 Nga DOSJA
RISIA! Për herë të parë, UEFA heq kohën shtesë

ZVICER - UEFA herë pas here dhuron vërtet surpriza. Në 16 gusht, Sevilla dhe Manchester City do të përballen në Athinë mes tyre në finalen e Superkupës Evropiane, si skuadrat fituese e Europa League dhe fituesja e Champions League, i cili do të jetë edhe dueli i parë zyrtar i sezonit 2023/24.

Dhe është një finale që do të ketë një risi, pasi UEFA vendosi të bëjë një modifikim të rëndësishëm në rregulloren e saj. Nëse në përfundim të 90 minutave të kohës së rregullt të kësaj finaleje, rezultati do të jetë i barabartë, nuk do të ketë kohë shtesë dhe skuadrat do t’iu drejtohen direkt serisë së gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo masë është marrë, me synimin që te evitohet sa më shumë të jetë e mundur ngarkesa e tepërt mbi futbollistët, në një moment kur pritet që temperaturat të jenë shumë të larta.

Në këtë mënyrë, Sevilla-Manchester City do të jetë finalja e parë e Superkupës Evropiane që nuk do të shkojë në kohë shtesë, ndërkohë që deri sezonin e kaluar, rregullorja parashikonte 30 minutat e shtesës pas kohës së rregullt e më pas lotarinë e penalltive.

Vlen të kujtohet se Sevilla e fitoi Europa League për herë të 7-të, teksa në finale mundi Romën pas gjuajtjes së penalltive. Për më tepër, skuadra andaluziane, ka fituar 4 tituj në arenën evropiane, pikërisht nëpërmjet gjuajtjes së penalltive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll