Sport

Luis Enrique duhet të presë para se të prezantohet te PSG-ja, ‘peng’ i Galtier…

PSG nuk ka planifikuar të njoftojë para fillimit të korrikut ardhjen e spanjolit Luis Enrique, pasardhësi i Christophe Galtier në pankinën pariziene, me të cilin ende nuk është finalizuar zyrtarisht ndarja.

29 Qershor 2023, 15:10 Nga DOSJA
Luis Enrique duhet të presë para se të prezantohet te PSG-ja,

FRANCE - Po sikur historia të përsëritet pas një viti? 

Drejtuesit e Paris-SG, më 5 korrik 2022 njoftonin për largimin e trajnerit të tyre (në atë kohë Mauricio Pochettino) dhe emërimin e pasuesit të tij (në atë kohë Christophe Galtier), ndërkohë që kjo ndodhi më vonë. 

Megjithatë, tre ditë para fundit të qershorit 2023, gjërat duket se janë në rrugën e tyre…

Në çdo rast, PSG nuk do ta shpallë trajnerin e ri, spanjolin Luis Enrique, para fillimit të korrikut, data 1 është e shtuna. Një njoftim javën e ardhshme duket, deri më sot, më i mundshëm. 

Nga ana tjetër, nuk mund të përjashtohet që deri atëherë të komunikohet prishja e marrëdhënies me Galtier, nëse përfundimisht negociatat do të kenë sukses.

Çdo ditë që kalon normalisht duhet ta afrojë transferimin më pranë rezultatit të saj, por kjo meriton kujdes. Afërsia e një zgjidhjeje qarkullon prej disa ditësh. Gjithsesi pa konfirmim zyrtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll