Sport

Mourinho refuzon ofertën prej 30 milionë eurosh në vit në Arabinë Saudite!

Al Hilal tani është i fokusuar në nënshkrimin e Massimiliano Allegrit nga Juventusi.

29 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Mourinho refuzon ofertën prej 30 milionë eurosh në vit në

ITALI - Gazetari italian Fabrizio Romano, specialist në tregun e transferimeve, avancon këtë të enjte dhe shkruan se José Mourinho mori dhe refuzoi, në fillim të këtij muaji, një propozim milioner për t[ drejtuar Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas të njëjtit burimi, i cili nuk bën të ditur kohëzgjatjen e kontratës, klubi saudit do t'i ketë ofruar një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon trajnerit portugez, i cili vendosi të vazhdojë projektin që po përqafon aktualisht, te Roma.

Al Hilal tani është i fokusuar në nënshkrimin e Massimiliano Allegrit nga Juventusi.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që Mourinho lidhet me Arabinë Saudite. Në prill, Al Nassr u përpoq ta bashkonte atë me Cristiano Ronaldon .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll