Bota

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë që shkaktoi TRAZIRA, Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për efektivin e Policisë

Ndërkohë, ka shkuar në të paktën 150 numri i të arrestuarve në Francë gjatë orëve të fundit gjatë trazirave të shkaktuara nga vrasja e 17-vjeçarit. 

29 Qershor 2023, 13:44 Nga a.l
Vrasja e 17-vjeçarit në Francë që shkaktoi TRAZIRA,
Pamje nga Franca

FRANCË- Prokuroria publike që po heton vrasjen e 17-vjeçarit Nahel në Nanterre të Francës ka kërkuar masën e sigurisë 'arrest me burg' ndaj policit që e qëlloi për vdekje duke shkaktuar protesta të dhunshme në gjithë vendin.

Kanali televiziv francez TF1 publikoi një video që tregon një oficer policie në Nanterre, një periferi perëndimore të Parisit, duke qëlluar nga afër një adoleshent që u ndalua në një makinë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  Siç shihet në video dy policët i drejtojnë armën në dritaren e mjetiti adoleshentit, ky i fundit tentont të largohet po pak metra më larg qëllohet për vdekje nga oficerët.  

Ndërkohë, ka shkuar në të paktën 150 numri i të arrestuarve në Francë gjatë orëve të fundit gjatë trazirave të shkaktuara nga vrasja e 17-vjeçarit. 

proteste ne france

Sondazh

Poll