Bota

Kremlin: Nuk ka dialog! Operacioni special ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë

Peskov tha gjithashtu se nuk e di se ku është kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndërsa i pyetur për arrestimin e gjeneralit Sergei Surovikin ai ftoi gazetarët të kontaktojnë Ministrinë e Mbrojtjes. 

29 Qershor 2023, 13:07 Nga a.l
Kremlin: Nuk ka dialog! Operacioni special ushtarak në Ukrainë do
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se nuk ka kushte për të zgjidhur situatën në Ukrainë me mjete politike dhe diplomatike dhe për këtë arsye Rusia do të vazhdojë operacionin e saj special ushtarak. 

Asnjë marrëveshje specifike nuk u arrit në bisedën e djeshme mes Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin dhe kardinalit Matteo Zuppi. 

"Dialogu do të vazhdojë nëse është e nevojshme", tha ai. Kështu ka thënë Peskov, cituar nga agjencia Interfax. Peskov tha gjithashtu se nuk e di se ku është kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndërsa i pyetur për arrestimin e gjeneralit Sergei Surovikin ai ftoi gazetarët të kontaktojnë Ministrinë e Mbrojtjes. 

dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll