Bota

Sveçla për djalin e Vuçiç: Presidenti serb gënjeu! Policia e Kosovës i mori vetëm bluzën

Sveçla konfirmoi se Danilov u ndalua vetëm njëherë. 

29 Qershor 2023, 13:19 Nga a.l
Sveçla për djalin e Vuçiç: Presidenti serb
Xhelal Sveçla

KOSOVË-  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku dje në Graçanicë u mbajt festa e serbëve 'Vidovdan', ku mori pjesë edhe djali i presidentit të Serbisë. Sveçla tha se Danilo Vuçiç ka hyrë në Kosovë si qytetar i rëndomtë, por që më pas ka shfaqur parulla provokative. Ministri përgënjeshtroi deklaratën e Vuçiç i cili tha se u ndalua tre herë nga Policia e Kosovës. Sveçla konfirmoi se Danilov u ndalua vetëm njëherë. 

“Për djalin e Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta. Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ. Ata janë larguar për Serbi. Ne e dijmë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë", tha Sveçla.

Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiç dje mori pjesë në festivalin e 'Vidovdanit' në Graçanicë, Kosovë duke provokuar me bluzen me mbishkrimin: dorëzimi nuk është opsion. Gjatë kthimit për në Serbi, djali i Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar ta heqë bluzën me mbishkrime nacionaliste.  

xhelal sveçla

Sondazh

Poll