Sport

Havertz konvertohet “Topçi”, del videoja e intervistës së tij të parë si lojtar i Arsenalit

Pa njoftimin zyrtar se Kai Havertz do të jetë lojtar i Arsenalit, del në internet një video me gjermanin me fanelën e “Topçinjve”

28 Qershor 2023, 20:53 Nga DOSJA

Havertz konvertohet “Topçi”, del videoja e intervistës

ANGLI - Teksa në Londër presin, që të zyrtarizohet një tjetër transferim i një futbollisti mes dy skuadrave të kryeqytetit britanik, në internet  ka dalë një video për të konfirmuar thashethemet e ditëve të fundit.

Konkretisht, të mërkurën doli video me intervistën e parë të gjermanit si “Topçi”, ku ai deklaronte se është i lumtur që i bashkohet një klubi kaq historik.

Havertz ishte një nga lojtarët e shitur nga Chelsea në sezonin aktual, pasi skuadra ‘blu’ e Londrës është e mbingarkuar dhe duhej të pastrohej.

Pas rrjedhjes, pritet që brenda ditës të ketë një njoftim zyrtar nga Arsenali.
Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll