Sport

Manchester City ndalon, tërhiqet nga ‘lufta’ me Arsenalin për mesfushorin Rice...

Sipas mediave angleze, Manchester City ka vendosur të mos bëjë një ofertë të re për Declan Rice, duke i hapur rrugën transferimit të tij te Arsenal.

28 Qershor 2023, 20:32 Nga DOSJA
Manchester City ndalon, tërhiqet nga ‘lufta’ me Arsenalin

ANGLI - “Daily Mail” bëri të ditur se Manchester City nuk do të paraqesë një propozim të ri për të rivalizuar atë të Arsenalit, i cili tashmë ka arritur në nivele rekord, pasi shkon në 122 milionë euro.

“Qytetarët” nuk duan të hyjnë në procedura...ankandesh për blerjen e lojtarëve dhe siç kanë bërë edhe në raste të tjera në të kaluarën.

Ata kanë vendosur të heqin dorë nga çështja e Declan Rice dhe po rrinë duke pritur, pasi mesfushori anglez 24-vjeçar është një pjesë kyçe e planifikimit të tyre të transferimit.

Sigurisht që kjo “fitore” luan një rol të madh edhe për shkak të prestigjit, pasi të shumtë ishin ata që menduan se do të ishte e vështirë të “mundësh” Manchester Cityn në një “garë” transfertash.

Por problemi që tani Arsenali duhet të zgjidhë për ta bërë futbollistin të tyren është mënyra se si do të paguajë shumën, pasi West Ham kërkon dy këste të barabarta nga ajo që do të jetë paguar deri në fillim të vitit 2025, ndërsa “Topçinjtë” duan ta paguajnë shumën për pesë vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll