Aktualitet

Klodian Tomorri ironizon emërimin e familjares së katërt të deputetes Felaj në Prokurorinë e Tiranës: Vetëm në banjo mbaron punë

Me anë të një postimi në Facebook, Tomori ka theksuar se deri më tani janë emëruar 3 familjarë të Felajt në Prokurorinë e Tiranës.

27 Qershor 2023, 22:50 Nga I.A
Klodian Tomorri ironizon emërimin e familjares së katërt të
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin e motrës së deputetes Ermonela Felaj, Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri ka theksuar se deri më tani janë emëruar 3 familjarë të Felajt në Prokurorinë e Tiranës. Kjo pasi në Prokuroinë e Tiranës janë emëruar tashmë vëllai, kunata dhe kunati i deputetes socialiste.   

Postimi i Plotë:

Imagjino tani nje qytetar qe do te shkoje ne prokurorine e Tiranes per te bere nje kallezim.
Si fillim, pyet rojen aty tek dera. Ku behen kallezimet ketu?
-Tek zyra e Felajt- pergjigjet roja.
Hyn qytetari dhe sheh nje zyre qe lexon emri Felaj.
-Me falni, Felaj?
-Po zoteri, cfare kishit?
-Doja te beja nje kallezim.
-Ah po ne jemi Felajt e hetimit aktiv. Eshte zyre tjeter protokolli.
Iken qytetari i shkrete, sheh nje zyre tjeter qe lexon prape Felaj. Troket aty.
-Me falni, Felaj?
-Po, cfare kishit?
-Po ja doja te depozitoja nje kallezim.
-Ah po ne jemi Felajt e krimit financiar. Eshte zyre tjeter ajo e kallezimeve. Ec me majtas.
Iken majtas qytetari sheh nje tjeter Felaj aty. Troket prape.
-Me falni, Felaj?
-Po, urdheroni?
-Doja te beja nje kallezim.
-Ah, po ne jemi sektori i dhunes ne familje.
-Kallezimet jane zyre tjeter. Ec majtas.
Ik e ik majtas robi i shkrete, pasi kalon nja tre kate me Felaj, i del perpara tualeti i institucionit. Dhe mendon, a ti fus nje sh*rre une se me kete reformen e re, vetem tek banjo mbaroke pune ketu.

eranda felaj ermonela felaj klodian tomorri

Sondazh

Poll