U filmua duke marrë zarfin me 150 euro, rektorja e Universitetit të Shkodrës del nga kërkimi policor
Suzana Golemi SHKODËR- Rektorja e Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi nuk është më në kërkim policor. Mediat b&...
Në atë kohë u dha rekomandim për largim nga puna për 8 zyrtarë të ISHP-së, të cilët nuk u hoqën me justifikimin se kishin reflektuar.
TIRANË- Në vitin 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi tenderin e dezinsektimit, dhe zbuloi se si zyrtarë të lartë të Institutit të Shëndetit Publik favorizuan operatorët fitues të këtij tenderi. Në atë kohë u dha rekomandim për largim nga puna për 8 zyrtarë të ISHP-së, të cilët nuk u hoqën me justifikimin se kishin reflektuar.
Sot, emisioni “Stop” i është rikthyer këtij tenderi me një sërë problematikash. Verën e shkuar tenderi për dezinsektimin u anulua, pasi një nga operarorët rezultoi me shkelje dhe lidhje me zyrtarë të ISHP-së. Këtë herë për favorizimin në tender është bërë heqja e specifikimeve, duke i hapur rrugë çdo operatori të konkurrojë me çfarëdo lloj biocidi që lufton mushkonjat. Tenderi tani zhvillohet në Ministrinë e Brendshme nga struktura e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, e cila vendos kriteret dhe ndjek procedurën. Por specifikimet vendosen nga ISHP-ja.
Dy specialistët e ISHP-së, epidemiologu Elton Rogozi dhe mikrobiologia Zahide Sulejmani, janë vënë nga ISHP për të hequr specifikimet, duke mos pasur një kriter mbi biocidet që do të përdorin operatorët për asgjësimin e insekteve.
ISHP, Elton Rogozi– Duhet të pyesni tek Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara..!
Gazetari– Nuk i kanë hequr ata, sepse ata nuk janë specialistë. Më kupton? I keni hequr ju, sepse ne kemi të dhëna.
ISHP, Elton Rogozi- Nuk i kam hequr unë, por diskutoni tek Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara!
Nga buletini i Tenderit të Dezinsektimit, Stop ka evidentuar edhe kompaninë “Egian Med shpk” me administrator Fatos Lashin, një mik i ngushtë i nëndrejtori të ISHP-së, Dritan Ulqinaku.
Sipas të dhënave, ky operator ka ofertën më të ulët, por ky fakt na çon në një tjetër problem. Biocidi, që ka ky operator, “AquaBac DF 3000” dhe “AquaBac 200G” nuk listohen në listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe specialistët për t’u përdorur në Shqipëri.
Ndërkohë “Egian Med shpk” nuk është emër i panjohur. Në vitin 2017, “Stop” konstatoi se operatori me administrator Fatos Lashin kishte hedhur mbetje farmaceutike në mjedis. Në 2019-ën Fatos Lashi, si person fizik, u pezullua nga KPP për 18 muaj për parregullsi në tenderin e dezinsektimit. Mirëpo, administratori Fatos Lashi krijoi një kompani tjetër me emërtim të ndryshëm, pikërisht kompaninë “Egian Med shpk”.
Marrë nga Tv Klan
Suzana Golemi SHKODËR- Rektorja e Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi nuk është më në kërkim policor. Mediat b&...
Gentjan Lalaj TIRANË- Gentjan Lalaj 26 vjeç dhe 16 persona të tjerë janë akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi krimina...
Foto Ilustruese ERSEKË- Një aksident me motor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Ersekë–Leskovik. Mësohet se nj&...
Biseda BERAT- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollës profesionale “Steliano Bandilli”...
Foto ilustruese TIRANË- Mashtrimet kibernetike duket se janë shtuar shumë kohët e fundit. Policia bën me dije se deri më...
Policia TIRANË- Një 26-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi ka ofenduar dhe kundërshtuar punonjës...
Foto ilustruese PEQIN- Një grua është gjetur e pa jetë ditën e sotme në banesën e saj. Mësohet se 56-vje&ccedi...
Foto Ilustruese TIRANË- Statistikat e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri vazhdojnë të mbeten të paqëndru...
SPAK TIRANË- Pjesëtarët e një grupi kriminal të shkatëruar tashmë në Shqipëri që merreshin me trafik t&eu...
Policia TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi ish-partneren e tij në publik. Mësoh...