Aktualitet

E akuzojnë për kultivim kanabisi, i kërkuari flet nga arratia: Prashisja perimet

Gentjani thotë se në Gjegjan ai ka fermën e tij së bashku me familjen dhe punojnë tokën duke kultivuar perime.

27 Qershor 2023, 22:30 Nga I.A
E akuzojnë për kultivim kanabisi, i kërkuari flet nga arratia:
Gentjan Lalaj

TIRANË- Gentjan Lalaj 26 vjeç dhe 16 persona të tjerë janë akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që kanë kultivuar bimë narkotike kanabis në zonën e Pukës. Nga arratia, ai ka folur për emisionin Uniko në Klan Plus, ku në një intervistë përmes Skype, mohon këto akuza. Gentjani thotë se në Gjegjan ai ka fermën e tij së bashku me familjen dhe punojnë tokën duke kultivuar perime.

Gentjan Lalaj: Largësia prej shtëpisë time dhe shtëpisë së familjarëve të mi është rreth 1 orë e 30 minuta të ecësh në këmbë. Edhe atje unë kam kopsht perimesh ku atë kopsht perimesh unë e kam shfrytëzuar për bujtinën në Munellë. Atje kemi bërë një kioskë të vogël ku vijnë njerëz turista me qindra turista, ku vijnë grupe, vijnë miq familjarë.

Spartak Koka: Çfarë lidhje ka se ti i thua “a kanë vazhduar majat me u kryqëzu? A kanë nxjerrë qime”? Dhe sipas prokurorisë, asociohet kjo gjë me kanabis sativa.

Gentjan Lalaj: Ajo nuk ka të bëjë me kanabis për arsye se patatja do të prashitet, të gjitha perimet kam pasur rreth 1 dylym tokë, perime të freskëta ku të gjitha perimet janë prashitur nga dora ime, nga dora e Samuelit, nga dora e Salvatorit, nga dora e motrave të mia, nga dora e familjarëve të mi. Edhe mua ato m’i kanë futur sikur jemi duke u marrë me kanabis. Nuk ka lloj lidhje në botë.

gentjan lalaj

Sondazh

Poll