Aktualitet

Operacioni 'Coast to Coast'/ 20 të arrestuar nga SPAK, 7 prej tyre me histori në trafikun e drogës

SPAK gjatë operacionit të sotëm “Coast to coast” ka arrestuar 20 persona, ndërkohë që 1 është shpallur në kërkim.

27 Qershor 2023, 18:50 Nga I.A
Operacioni 'Coast to Coast'/ 20 të arrestuar nga SPAK, 7 prej
SPAK

TIRANË- Pjesëtarët e një grupi kriminal të shkatëruar tashmë në Shqipëri që merreshin me trafik të lëndëve narkotike nuk janë emra të panjohur për policinë. SPAK gjatë operacionit të sotëm “Coast to coast” ka arrestuar 20 persona, ndërkohë që 1 është shpallur në kërkim.

Por nga këta 20 persona, 7 prej tyre nuk e kanë herën e parë që arrestohen për trafik të lëndëve narkotike. Kjo pasi janë arrestuar gjatë viteve të fundit. Fillimisht është arrestuar në vitin 2021 në Durrës Endrit Bakiu, i cili u kap me me 77 pako kanabis me peshë 30.6 kg.

Ndërkohë që më pas kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë me 15 kilogramë heroinë. Personat e arrestuar më 2 qershor të vitit 2021 janë Pirro Çapi dhe Shpëtim Pjeshka. Më tej në 3 gusht është arrestuar edhe Besnik Ruçi, i cili u kap në vijën e dytë të kontrollit në pikën doganore të Muriqanit me 14.7 kg kokainë.

Ndërkohë që në vitin 2020 është arrestuar Leonard Nergjoni, i cili tentoi që të kalonte 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut. Tomi Hila është i arrestuari tjetër, i cili u kap në Korçë me 600 kg kanabis në vitin 2014. Ndërkohë që në fund është dhe Edmond Kabashi, i cili u arrestua në vitin 2015 në Greqi për transportimin e 240 kilogramë kanabis.

operacioni nga bregu ne breg

Sondazh

Poll