Aktualitet

Mashtrimet kibernetike, policia: Janë marrë 25 kallëzime, temntativa për dëme monetare

Në njoftim theksohet se me anë të mashtrimeve kibernetike, tentohet që qytetarëve tu merren vlera monetare. 

27 Qershor 2023, 20:30 Nga I.A
Mashtrimet kibernetike, policia: Janë marrë 25 kallëzime,
Foto ilustruese

TIRANË- Mashtrimet kibernetike duket se janë shtuar shumë kohët e fundit. Policia bën me dije se deri më tani kanë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime në lidhje me tentativa për mashtrime. Në njoftim theksohet se me anë të mashtrimeve kibernetike, tentohet që qytetarëve tu merren vlera monetare. 

Njoftimi i policisë:

Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datat 22.06.2023 dhe 23.06.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, më datë 23.06.2023 është konstatuar se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Deri më tani, janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. ????Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është: ????Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në ditët në vijim, do të informojë sërish qytetarët, rreth kësaj situate.

policia

Sondazh

Poll