Aktualitet

Aksident në Ersekë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

Mësohet se një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

27 Qershor 2023, 22:09 Nga I.A
Aksident në Ersekë, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
Foto Ilustruese

ERSEKË- Një aksident me motor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Ersekë–Leskovik. Mësohet se një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.

aksident ne erseke

Sondazh

Poll