Aktualitet

Plagosi Tonin Ramajn në Vlorë, kush është njëri prej autorëve? 'Saga' e atentateve me tritol ndaj vëllezërve Brahimaj

Brahimaj bashkë me Ermal Haxhirajn dhe Neritan Xhaferajn, të gjithë të shpallur në kërkim tentuan të vrisnin me armë zjarri Tonin Ramajt.

27 Qershor 2023, 14:45 Nga A.B
Plagosi Tonin Ramajn në Vlorë, kush është njëri prej
Tonin Ramaj

TIRANË- Bashkim Brahimaj është një nga tre autorët e dyshuar të atentatit ndaj Tonin Ramajt në Tiranë. Brahimaj bashkë më Ermal Haxhirajn dhe Neritan Xhaferajn, të gjithë të shpallur në kërkim tentuan të vrisnin me armë zjarri Tonin Ramajt.

Tonin Ramaj u qëllua 4 herë teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”. Pavarësisht se u qëllua disa herë në drejtim të tij, me sa duket autorët, ende të paidentifikuar nuk ia kanë arritur qëllimit pasi 33-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Emri i Bashkim Brahimjat është i njohur për policinë. Atij i kanë vrarë të vëllanë, Isuf Brahimaj në 2014. Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.

Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse. Shkak për këto ngjarje dyshohet të ketë qenë e shkuara e dy vëllezërve Brahimaj./Dosja.al

bashkim brahima tonin ramaj neritan xhaferaj ermal haxhiraj

Sondazh

Poll