Aktualitet

Trafik ndërkombëtar droge/ Pranga shqiptarit, kishte blerë nga Belgjika rreth 28 kilogramë kokainë

Shqiptari është transferuar në burgun e Fuornit

27 Qershor 2023, 13:12 Nga m.s
Trafik ndërkombëtar droge/ Pranga shqiptarit, kishte blerë nga
policia italiane

ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Shqiptari është transferuar në burgun e Fuornit, raportojnë mediat italiane.

Ai ishte në monitorim, në kuadër të hetimeve nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, pasi kishte blerë dhe importuar nga Belgjika, në gusht 2020, rreth 28 kilogramë kokainë të destinuara për t'u rishitur me pakicë në tregjet e Romagna-s.

trafik ndërkombëtar droge shqiptari

Sondazh

Poll