Aktualitet

I njohuri i 'Tik Tok' Aleks Vishaj bën bashkë shqiptarët! Mbledh 100 mijë euro për shërimin e 8-vjeçares brenda 24-orëve

Fatmirësisht, paratë që duhen për shërimin e vogëlushes janë siguruar në më pak se 24 orë, pasi Aleks Visha ka organizuar sfida në TikTok duke iu bërë thirrje shqiptarëve kudo në botë të ndihmonin 8-vjeçaren, Flavia Qelia.

27 Qershor 2023, 14:01 Nga f.i
I njohuri i 'Tik Tok' Aleks Vishaj bën bashkë
Aleks Vishaj

TIRANË- I njohuri i "Tik-Tok", Aleks Vishaj edhe një herë i ka ardhur në ndihmë një familjeje në pamundësi financiare për të kuruar vajzën e tyre 8-vjeçare, e cila është diagnostikuar me leucemi akute.

Fatmirësisht, paratë që duhen për shërimin e vogëlushes janë siguruar në më pak se 24 orë, pasi Aleks Visha ka organizuar sfida në TikTok, duke iu bërë thirrje shqiptarëve kudo në botë të ndihmonin 8-vjeçaren, Flavia Qelia.

Pas thirrjes së tij janë mbledhur më shumë se 100 mijë euro nga shqiptarët dhe është krijuar mundësia që Flavia të dërgohet për kurim jashtë vendit.

I njohuri i 'Tik Tok' Aleks Vishaj bën bashkë
Aleks Vishaj dhe Flavia Qelia

aleks visha

Sondazh

Poll