Aktualitet

“Coast to coast”/ SPAK publikon pamjet e operacionit: Droga kishte vlerë 2.7 milionë euro

Sipas Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, ajo do të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove.

27 Qershor 2023, 14:49 Nga k.m.
“Coast to coast”/ SPAK publikon pamjet e operacionit: Droga kishte
Pamje nga operacioni

TIRANË- SPAK ka publikuar pamjet e opeacionit të koduar ‘Coast to Coast’, në kuadër të të cilit u arrestuan 11 persona, mes tyre një efektiv policie i Policisë Kufitare të Shkodrës. Sipas Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, ajo do të kapte vlerën e 2.7 milionë eurove.

Gjatë aksionit, janë dokumentuar edhe më pamje, bashkëbisedimi mes anëtarëve të bandës, të cilët nuk e kishin pikasur që ishin në "rrjetën" e Policisë dhe SPAK. 

operacioni nga bregu ne breg

Sondazh

Poll