Aktualitet

21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Trafikonin drogën nga Siria e Turqia drejt Shqipërisë, me kamion kishin destinacion vendet e BE-së

Gjatë konferencës për shtyp u bë me dije se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE.

27 Qershor 2023, 13:48 Nga k.m.
21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Trafikonin drogën
Vladimir Mara

TIRANË- Prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me 21 urdhër arrestet e lëshuara ditën e sotme ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë konferencës për shtyp u bë me dije se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE. Sipas Marës, janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar, ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu bëri me dije se mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin, polic i kufirit në Shkodër, i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

"Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë. Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal. Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë. Kush e ka drejtuar grupin? Organizatorët nuk janë kapur në momentin e parë, janë kapur pjesëtarët në flagrancë. Organizatorët kanë vijuar aktivitetin e tyre. Drogërat vinin me kamion që transportonin sende të ligjshme. Droga futej në vende të fshehura brenda në mjet që nuk kapeshin as nga skenari. Punonjësi i Policisë së Shtetit ishte pjesë e drejtorisë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga trafikantët. Hetimi është kryer me Prokurorinë e Firences. Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesëve, shpërndarësve dhe porositësve. Këta kanë qenë personat që kanë bërë porositjen dhe shpërndarjen në vendet e BE,"-tha prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

vladimir mara operacioni nga bregu ne breg

Sondazh

Poll