Politike

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për Arbitrazhin! Zv.ministri i Drejtësisë: Procese jo të tejzgjatura! Çupi: Mos po largohemi nga Arbitrazhi ndërkombëtar?

Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, është shprehur se kjo nismë u vjen në ndihmë bizneseve, që të mos zvarriten në gjykata, por me dakordësi ti japin zgjidhje konfliktit në Arbitrazh.

27 Qershor 2023, 14:26 Nga m.s
Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për Arbitrazhin! Zv.ministri i
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Me 9 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet ligjore që i hapin rrugë ngritjes së Gjykatës së Arbitrazhit. Kjo nismë u jep mundësi palëve që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre ta gjejnë edhe jashtë dyerve të gjykatave. Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, është shprehur se kjo nismë u vjen në ndihmë bizneseve, që të mos zvarriten në gjykata, por me dakordësi ti japin zgjidhje konfliktit në Arbitrazh.

”I vjen në ndihmë bizneseve që mos zvarriten nëpër gjykata, por me dakordësi mes tyre t’i japin zgjidhje konfliktit në Arbitrazh, ku mund ta zgjedhin vetëm trupën e ekspertëve që do shqyrtoj çështjen. Vendimi ka të njëjtën vlerë dhe zbatueshmëri si vendimet e gjykatave”, tha Klajd Karameta.

Opozita ngre shqetësimin se ndryshimet ligjore, i hapin rrugë largimit nga marrëveshjet ndërkombëtare që i japin akses vendit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. "Duke qenë se deklarata e kryeministrit ishte për këtë, për të qenë vartës të denjë, natyrisht keni bërë një ligj që i shkon qejfit të kryeministrit. Qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës, procedurave për ta zgjidhur në mënyrë jo gjyqësore të parashikuar deri më tani me ligj. Ajo çfarë mua më shqetëson është se ju po bëni një ligj për Arbitrazhin, për tu larguar nga marrëveshjet ndërkombëtare? Është e rëndë po të jetë kështu? Për të krijuar një organ më tepër të varur nga qeveria? Për ti shpëtuar miliona eurove që u detyrohet Arbitrazhit ndërkombëtar?", tha deputetja Çupi.

‘Mos e keq informoni publikun! Pyet Ramën në seancë plenare për këtë!", tha Klotilda Ferhati, deputete e PS-së.

"Ky projektligj ka nisur të diskutohet që prej vitit 2019, nuk është nisur tani. Balanca anon më shumë nga ana e nevojës për të patur një projektligj cilësor. Neni 4, rregullon dhe fushën e zbatimit të ligjit, ku fokusohet te procedurat e Arbitrazhit kombëtare dhe ndërkombëtar për rastet kur vendi ku zhvillohet Arbitrazhi është vendi jonë", u shpreh Besmir Beja, drejtor i kodifikimit te Ministria e Drejtësisë.

komisioni i ligjeve projektligjin për arbitrazhin

Sondazh

Poll