Art&Argëtim

Ngordh në moshën 344-vjeçare breshka më e vjetër në tokë e quajtur Alagba

11 Tetor 2019, 20:07 Nga DOSJA
Ngordh në moshën 344-vjeçare breshka më e vjetër

NIGERI – Breshka e cila konsiderohej si më  e vjetra në tokë, ka ngordhur në moshën 344-vjeçare.

Breshka e gjendur në Nigeri, jetonte në pallatin luksoz të perandorit nigerian, ajo kishte një kat të tërin të sajin, si dhe një staf personal që kujdesej për të tëra shërbimet që i nevojiteshin breshkës.

Breshka e quajtur Alagba, që domethënë ‘ më e lashta’, ishte një burim i përditshëm turistësh, si dhe përdorej për të pritur monarkët e ndryshëm që vizitonin pallatin perandoriak.

Breshka ishte sjellë në pallatin e perandorit, që kur ishte vetëm disa pak vjeçare, dhe brezat e ardhshëm e kishin kthyer në një traditë rritjen e saj dhe kujdesin për të.

I gjithë stafi i pallatit, përfshirë edhe sunduesin e tij, Oba Jimoh Oyewumi Ajagungbade III, janë mërzitur thellësisht për humbjen e saj, si dhe janë duke kryer ceremonitë e pas ngordhjes.

Breshka do të balsamoset, dhe do të jetë pjesë muzeut historik në Afrikë.

Me ngordhjen e saj, statusi i breshkës më të vjetër në botë, i shkon një breshke në Kalkuta, e cila quhet Adëaita dhe është plot 250 vjeç.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete alagba breshka 344 vjecare ngordh breshka me e vjeter ne toke alagba breshka 344 vjecare ngordh breshka me e vjeter ne toke

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Tetor 2019, 17:32

TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, arrin të rrëmbejë vëmendjen në çdo moment.Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur...