Art&Argëtim

Ia morën djalin nga dora dhe e përdornin si ‘bankë gjaku’, nëna e tij përlot rrjetin: Zoti marrtë hak!

11 Tetor 2019, 15:17 Nga DOSJA
Ia morën djalin nga dora dhe e përdornin si ‘bankë

BERAT– Barije Karabollaj, nëna nga Berati djali i të cilës u mor dhe u përdor për “bankë gjaku” në kohën e Komunizimit ka falenderuar publikisht drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufën.

Karabollaj ka komentuar poshtë historisë së shpërndarë nga Tufa ku krahas falenderime, shtoi se kjo ishte hera e fundit që mund të fliste për Arturin.

“Ajo kohë e zezë më mori birin tim, ku me gjakun e tij të pastër prej ëngjelli të ushqej bisha koministe, i rrethuar me çakenjë e zuzarë të infektuar në shpirtë dhe zemër. Arturi im i vogël tashmë jeton pranë engjëjve të tij, por iku i përvëluar,”-shkruante në komentin e saj Karabollaj. 

Komenti i plotë:

Pershendetje miku im fisnik A. Tufa. Faleminderit shume per dedikimin, sa të dhembsur dhe rrënqethëse. Përshkrim real, vërtetësi e gjallë, ku nuk i heq dot asnjë presje. Më beso… u shtanga tek lexoja çdo shkronjë dhe lotët më binin si ujëvarë e tërbuar. Vetëm shpirti e një nëne e di sa vuan, ndaj një makabre, kurdisje apo krimi komunist që më ngjan si film horror të përbërë nga ç’njërez vampir dhe të pa shpirte. Ajo kohë e zezë më mori birin tim, ku me gjakun e tij të pastër prej ëngjelli të ushqej bisha koministe, i rrethuar me çakenjë e zuzarë të infektuar në shpirtë dhe zemër. Arturi im i vogël tashmë jeton pranë engjëjve të tij, por iku i përveluar, ashtu si dhe shumë të tjerë, nga komunizmi barbar dhe i të pa shpirterve. Nuk mundem te shkruaj dot më, fryma po më merret… veç Zoti marrtë hak. Mirënjohje pamasë. Të përshëndes me respekt B. Karabollaj.

Ditën e sotme Agron Tufa publikoi historinë e një djali 4-vjeçar, i cili ishte marrë nga duart e të ëmës dhe përdorej si një “bankë gjaku” derisa një ditë kishte ndërruar jetë. Dy prej personave që Karabollaj akuzoh është Zamira Meçe dhe Zamir Shtylla, dy ish-hetuesë, sot janë të dy në karrierë. 

Meçe, ish-prokurore në diktaturë, sot është në krye të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë që më herët, Barije Karabollaj e akuzon publikisht se e ka internuar me 5 vite e 8 muaj. Ndërkohë që Zamir Shtylla, ka bërë karrierë në prokurorinë e Përgjithshme, si ish -drejtor i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave në vitin 2015.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agron tufa barije karabollaj zamir shtylla zamira mece agron tufa barije karabollaj zamir shtylla zamira mece

Sondazh

Poll