Art&Argëtim

Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes Aleksei Leonov, njeriu i parë që shkoi në hapësirë

11 Tetor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes Aleksei Leonov, njeriu

MOSKË – Agjensia hapësinore ruse Roscosmos, ka konfirmuar  në ueb-sajtin e saj zyrtar, vdekjen e astronautit sovjetik Aleksei Leonov, në moshën 85-vjeçare.

Leonov ishte dhe njeriu i parë i cili doli në hapësirë, në vitin 1965.

Dalja e tij në hapësirë, për pak sa si kushtoi astronautit jetën e tij, por gjithësesi ai rriti në mënyrë të ndjeshme prestigjin e Bashkimit Sovjetik.

Gjithashtu astronauti ishte edhe komandant i misionit të parë të përbashkët hapësinor mes BRSS-SHBA.

Ecja e tij në hapësirë, në marsin e vitit 1965, e transmetuar ndërmjet kasetave, pati një shikueshmëri mjaft të lartë në Europë dhe në Bashkimin Sovjetik.

Arritja historike e z. Leonov, tregoi se njeriu  mund të mbijetojë në hapësirë ​​jashtë kufijve të habitatit  të tij .

Leonov i krijoi rusëve dhe njëherë ​​mundësinë të dilnin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i përket hapësirës. Rusët kanë dërguar satelitin e parë në hapësirë, të quajtur Sputnik, në tetor 1957 si dhe dërgimin e Yuri Gagarin, në eksplorimin e orbitës së tokës , në prill të 1961.

Burimi:NYTimes

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aleksei leonov moskë aleksei leonov moskë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Tetor 2019, 17:32

TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, arrin të rrëmbejë vëmendjen në çdo moment.Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur...