Art&Argëtim

Shfaqet në Paris dokumentari artistik i kineastes shqiptare Dea Gjinovci

11 Tetor 2019, 17:48 Nga DOSJA
Shfaqet në Paris dokumentari artistik i kineastes shqiptare Dea Gjinovci

PARIS-  Me 17 tetor, do të shfaqet në “Centre Pompidou”, në Paris të Francës dokumentari artistik i quajtur “Réveil Sur Mars”, i kineastes shqiptare Dea Gjinovc.

Dea Gjinovci lindi dhe u rrit në Gjenevë, por origjina e saj është shqiptare.

Ajo studioi ekonomi dhe antropologji në Londër por në të njëjtën kohë  ka punuar në projekte filmike të ndryshme.

 Dea Gjinovici gjithashtu ka qënë  një gazetare e pavarur për mediat të njohura zvicerane si Le Temps, Le Matin Dimanche, etj.

Filmi i parë i kineastes, i quajtur “Sans le Kosovo”, i cili në shqip do të thotë “Pa Kosovën”, fliste për historinë e mërgimit nga Kosova drejt Zvicrës,  të babait të saj në vitin 1972.

Në projektin e fundit ajo sjell historinë e një familje kosovare në Hornald, një qytet i vogël në Suedinë Qendrore, të cilët përballen me probleme mjekësore dhe të integrimit në shoqëri.

Burimi:Albinfo

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dea gjinovici dokumentari artistik paris dea gjinovici dokumentari artistik paris

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Tetor 2019, 17:32

TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, arrin të rrëmbejë vëmendjen në çdo moment.Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur...