Art&Argëtim

Ambasada amerikane në Tiranë ia dedikon ditën ndërkombëtare të vajzave, shqiptareve që fituan sfidën e teknologjisë në

11 Tetor 2019, 18:19 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Tiranë ia dedikon ditën

TIRANE – Ambasada amerikane e ndodhur në Tiranë, ka postuar në profilin e saj një shkrim ku uron për ditën ndërkombëtare të vajzave, dhe ja dedikon këtë ditë, veçantërisht adoleshenteve shqiptare që fituan sfidën e quajtur “Technovation”, në Silicon Valley, Kaliforni.

“Nuk mendoj se ka mënyrë më e mirë sesa të festosh Ditën Ndërkombëtare të Vajzës duke nderuar skuadrën D3c0ders, Dea Rrozhanin, Jonada Shukarasin, dhe Arla Hoxhën, fitueset e sfidës Technovation në Silicon Valley, Kaliforni.” shkruan në postimin e saj ambasada.

Skuadra e quajtur D3c0ders, e përbërë nga 3 vajzat adoleshente shqiptare, arriti të fitonte çmimin e parë në konkursin e teknologjisë të zhvilluar në Amerikë.

Vajzat konkuruan me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.

Burimi:USEmbassyTirana

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ambasada amerikane ne tirane dita nderkombetare e vajzes grupi d3c0ders ambasada amerikane ne tirane dita nderkombetare e vajzes grupi d3c0ders

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Tetor 2019, 17:32

TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, arrin të rrëmbejë vëmendjen në çdo moment.Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur...