27 Qershor 2023, 09:39
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisw DemokratikeSali Berisha deklaron se kërkesa e kryeministrit Edi Rama për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç.
Sipas tij, pas ndërhyrjeve të Ramës në punët e brendshme të Kosovës qëndron, së pari projekti i ndarjes së Kosovës me Vuçiç dhe së dyti problemi me superskandalin McGonigal.
REAGIMI:
Rama flet si zëdhënës i Vuçiç. Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.
Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE.
Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.
Së pari është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.
Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit. Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qendron: së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij. #sb
sali berisha edi rama
Politike
26 Qershor 2023, 22:40
I.A
Artan Hoxha dhe Fredi beleri
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili...
Politike
26 Qershor 2023, 22:23
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhej me dosjen e SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të K...
Politike
26 Qershor 2023, 20:31
I.A
Niko Peleshi dhe Yoav Gallant
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant nënshkruan memorandumin e par&eu...
Politike
26 Qershor 2023, 19:25
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së ...
Politike
26 Qershor 2023, 18:44
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar refuzimin e lejes nga Gjykata e Posaçme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fred...
Politike
26 Qershor 2023, 18:36
I.A
Safet Gjici
DURRËS- Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u është bashkuar socialistëve të tjerë në paraburgimin e Du...
Politike
26 Qershor 2023, 18:16
I.A
Prokuroria
SHKODËR- Zëvëndës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe së bashku me 12 efektivë po...
Politike
26 Qershor 2023, 17:43
I.A
Alma K
TIRANË- Pajisja me të cilën Alma K, filmoi aktin seksual me Safet Gjicin ka kushtuar rreth 400 dollarë. Mësohet se ajo &eum...
Politike
26 Qershor 2023, 17:24
I.A
Edi Rama dhe Charles Michel
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në...
Politike
26 Qershor 2023, 17:07
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO-së për moslejimin e kryebashkiakut të Himar...