Politike

Niko Peleshi në Tel Aviv, nënshkruan marrëveshje mbrojtëse me homologun Yoav Gallant

Pas përfundimit të takimit, ministrat zhvilluan një ceremoni simbolike gjatë së cilës nënshkruan memorandumin e mbrojtjes ndërmjet institucioneve të sigurisë të secilit shtet.

26 Qershor 2023, 20:31 Nga I.A
Niko Peleshi në Tel Aviv, nënshkruan marrëveshje mbrojtëse
Niko Peleshi dhe Yoav Gallant

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant nënshkruan memorandumin e parë të mbrojtjes të këtij lloji, ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Israelnationalnews shkruan se Ministri Gallant priti sot homologun e tij shqiptar, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Ministri shqiptar u prit në një ceremoni festive dhe më pas u zhvillua një takim gjatë të cilit palët diskutuan për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë me interes të përbashkët.

Pas përfundimit të takimit, ministrat zhvilluan një ceremoni simbolike gjatë së cilës nënshkruan memorandumin e mbrojtjes ndërmjet institucioneve të sigurisë të secilit shtet. Memorandumi i Mirëkuptimit përcakton kuadrin për bashkëpunimin në mbrojtje, ushtarak dhe industrial. Ministri Gallant përmbylli diskutimin duke i shprehur mirënjohjen ministrit Peleshi për angazhimin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve diplomatike dhe të sigurisë ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Shqipërisë.

yoav gallant niko peleshi

Sondazh

Poll