Aktualitet

Tensione gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës, mbërrin ambasadorja greke dhe Dule

Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.

27 Qershor 2023, 11:02 Nga A.B
Tensione gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke

HIMARË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet që të jenë pjesë e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. Ata kanë mbërritur në Bashki, aty ku para pak minutash ka nisur mbledhja, por është shoqëruar me tensione. 

Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur kërkojnë të futen në sallë dhe të largohen punonjësit e bashkisë.

Ndërkohë Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash dhe kërkesa e tij për leje që të merrte mandatin e kryebashkiakut është refuzuar në krye ta kësaj bashkie do të vijojë të jetë Gjergji Goro./Dosja.al

bashkia himare

Sondazh

Poll