Aktualitet

Gjermani/ 25-vjeçarja me origjinë shqiptare dënohet me burg përjetë, përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital

Vajza vdiq 12 ditë pas përvëlimit. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e zezë

27 Qershor 2023, 10:51 Nga A.B
Gjermani/ 25-vjeçarja me origjinë shqiptare dënohet me burg
Gruaja ne gjykate

GJERMANI- Një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm për "vrasje me mosveprim". Gjykata e Landit në Verden është e bindur se 25-vjeçarja ka derdhur qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj 4-vjeç. Ajo vdiq 12 ditë më vonë, raportojnë mediat e huaja.

Në gusht të vitit 2022, ajo lau me qëllim me ujë aq të nxehtë vajzën e saj në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit,  sa fëmija pësoi djegie të rrezikshme për jetën. 

Meqenëse fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e dërgoi tek mjeku. Ajo kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet.

Kosovarja e lindur në Gjermani e ka trajtuar fëmijën me pomadë dhe fasha. Edhe pse nëna e tre fëmijëve e kuptoi se 4-vjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo e la deri sa të vdiste.

Vajza vdiq 12 ditë pas përvëlimit. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e zezë, tha kryetari i trupit gjykues./Dosja.al

gjermani

Sondazh

Poll