Art&Argëtim

11 tetori, dita ndërkombëtare e vajzave të vogla dhe e të drejtave të tyre

11 Tetor 2019, 14:29 Nga DOSJA
11 tetori, dita ndërkombëtare e vajzave të vogla dhe e të

NEW DELHI – 11 tetori është dhe dita ndërkombëtare e celebrimit të arritjeve të vajzave, e sidomos të fëmijëve të gjinisë femërore.

Kjo ditë i dedikohet zërit të vajzave të vogla, dhe ka për synim përveç barazisë gjinore edhe njohjen më shumë të të drejtave të vajzave.

Ideja në tërësi e kësaj ditë, është që të lëshojë në botë mesazhin se fëmijëria e vajzave është shumë e brishtë,dhe asgje nuk duhet t’a ndikojë atë për keq, ta cënojë, apo ta dëmtojë atë.

Vajzat e vogla, duhet të kenë të drejtë të mendojnë dhe të vendosin për veten e tyre, duhet të kenë akses në një edukim të lirë për to, dhe duhet të jenë të lira që të krijojnë aftësi të ndryshme të cilat do t’i duhen përgjatë jetës së tyre.

Dita ndërkombëtare e vajzave të vogla, është zhvilluar për herë të parë në vitin 2012, dhe atë vit kishte si temë ndalimin e martesave të fëmijëve.

Disa nga temat e zgjedhura për vitet që pasuan janë ‘ Edukimi’, ‘Fuqëzimi i femrave adoleshente’, ‘Progresi i vajzave’, ‘Ndalimi i dhunës’ etj.

Për vitin 2019, tema e zgjedhur për këtë eveniment është ‘Forca e femrave, e pandalëshme dhe e paparishikueshme’.

Burimi:NDTV

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 11 tetori dita nderkombtare e vajzave te vogla 11 tetori dita nderkombtare e vajzave te vogla

Sondazh

Poll