Bota

Putin mban fjalimin e parë pas rebelimit të 'Wagner', bisedon me liderët e disa vendeve

Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA konfirmoi se të dy udhëheqësit patën një bisedë telefonike pas rebelimit të dështuar të grupit militant "Wagner". 

26 Qershor 2023, 14:13 Nga a.l
Putin mban fjalimin e parë pas rebelimit të 'Wagner',
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një telefonatë me presidentin iranian Ebrahim Raisi. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

“Presidenti i Iranit shprehu mbështetjen e plotë për udhëheqjen ruse në lidhje me ngjarjet e 24 qershorit”, thuhet në njoftimin nga Kremlini. 

Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA konfirmoi se të dy udhëheqësit patën një bisedë telefonike pas rebelimit të dështuar të grupit militant "Wagner". 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

vladimir putin

Sondazh

Poll