Bota

Tre policët e liruar mbërrijnë në Kosovë, PAMJE nga kufiri në Merdar

Qeveria e Kosovës e quajti agresion të Serbisë prangosjen e policëve, që siç u tha, ishin rrëmbyer sa ishin në detyrë.

26 Qershor 2023, 14:10 Nga a.l
Tre policët e liruar mbërrijnë në Kosovë, PAMJE nga
Policia e Kosovës

KOSOVË- Tre policët kufitarë të cilët u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë kthyer në Kosovë. Ata kanë kaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar. 

Policët u liruan paradite. Avokati i caktuar i tyre, Gradimir Nalliç tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri. Qeveria e Kosovës e quajti agresion të Serbisë prangosjen e policëve, që siç u tha, ishin rrëmbyer sa ishin në detyrë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kishin kërkuar Serbisë që t’i lironte menjëherë policët. Për këtë u angazhua edhe Shqipëria, por edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll