Bota

Rebelimi i 'Wagner'/ Stoltenberg: Çështje e brendshme ruse!

Ai deklaroi se kjo ngjarje është një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Vladimir Putin bëri duke nisur agresionin në Ukrainë. 

26 Qershor 2023, 12:39 Nga a.l
Rebelimi i 'Wagner'/ Stoltenberg: Çështje e brendshme
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me tensionet në Rusi dhe kryengritjen e grupit mercenar rus 'Wagner' që drejtohet nga Yevgeny Prigozhin. Ai deklaroi se kjo ngjarje është një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Vladimir Putin bëri duke nisur agresionin në Ukrainë. 

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën,” u tha ai gazetarëve në Vilnius. 

Stoltenberg, i cili kryeson aleancën ushtarake të 31 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, i përshkruan ngjarjet gjatë fundjavës si një çështje të brendshme ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit ëagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e ëagner filluan të niseshin drejt Moskës. 

lufta ukraine-rusi jens stoltenberg

Sondazh

Poll