Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Ministrja e Drejtësisë: Serbia ka patur qëllim destabilizimin në veri të vendit

Haxhiu po ashtu shprehet se rrëmbimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

26 Qershor 2023, 12:08 Nga a.l
Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Ministrja e Drejtësisë:
Albulena Haxhiu

KOSOVË-  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për lirimin e tre policëve të marrë peng pak ditë më parë në Veri të Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Haxhiu shprehet se është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Serbia me qëllim destabilizimin në veri të vendit. Haxhiu po ashtu shprehet se rrëmbimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit. Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë. Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook. 

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.  

albulena haxhiu beqir sefi rifat zeka mustafe shemi

Sondazh

Poll