Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Reagon Osmani: Falenderoj SHBA-në për punën që bëri

Në një konferencë për media pas takimit me guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds ajo ka falenderuar SHBA për rolin në këtë proces, ndërsa shtoi sse aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale.

26 Qershor 2023, 11:53 Nga a.l
Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Reagon Osmani: Falenderoj
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Në një konferencë për media pas takimit me guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds ajo ka falenderuar SHBA për rolin në këtë proces, ndërsa shtoi sse aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale.

“Për Republikën e Kosovës, aleanca me SHBA vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetarët tanke janë popull më proamerikan në botë, prandaj në Kosovë gjithmonë do të gjeni miq e partnerë të përkushtuar”, tha presidentja Osmani.

Lidhur me lirimin e policëve, më herët ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

vjosa osmani

Sondazh

Poll