Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Sveçla: Konfirmimi i aktakuzës ndaj tyre lojë e Serbisë

Ai shprehet se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për cënimin e integritetit të Republikës së Kosovës, pasi policët ishin në krye të detyrës dhe u rrëmbyen në territorin e Kosovës. 

26 Qershor 2023, 12:31 Nga a.l
Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Sveçla: Konfirmimi i
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të arrestuar nga Serbia më 14 qershor. Ai shprehet se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për cënimin e integritetit të Republikës së Kosovës, pasi policët ishin në krye të detyrës dhe u rrëmbyen në territorin e Kosovës. 

“Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri. Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës. Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës", tha Xhelal Sveçla. 

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.  

xhelal sveçla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll