Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Krasniqi: Ndërkombëtarët luajtën rol vendimtar në këtë proces! Hapi i radhës ulja e tensioneve

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ka falënderuar ndërkombëtarët që sipas tij luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Ai shprehet se tashmë hapi i radhës është shtensionimi i situatës në Veri.  

26 Qershor 2023, 11:58 Nga a.l
Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Krasniqi:
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas lirimit ditën e sotme të 3 policëve të Kosovës nga gjykata serbe në Kravelë. Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ka falënderuar ndërkombëtarët që sipas tij luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Ai shprehet se tashmë hapi i radhës është shtensionimi i situatës në Veri.   

"Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike", shkruan ai. 

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë. 

memli krasniqi rifat zeka beqir sefi mustafe shemi

Sondazh

Poll