Bota

Lirimi i tre Policëve, bashkëshortja e Zekës: Nuk e prisja! Djali: Nuk besoj se vjen sot në shtëpi

Djali theksoi se nuk pret që sot t’i vijë në shtëpi i ati, pasi kuptojnë procedurën e gjyqit.

26 Qershor 2023, 11:40 Nga A.B
Lirimi i tre Policëve, bashkëshortja e Zekës: Nuk e prisja!
Tre policet

KOSOVË- Bashkëshortja e Rifat Zekës, Naxhija nuk e priste lirimin e tij. Kështu u shpreh ajo ditën e sotme për 'Syri Kosovën. Gjatë intervistës, ajo ka treguar se i shoqi është trajtuar mirë në burg, mirëpo ka qenë i veçuar nga dy policët e tjerë. 

“Jo as që e kemi pritë që kanë m’i liru. Po, jam kanë në vizitë, mirë ka qenë, nuk e kanë maltretu, na ka kallxu që nuk ka qenë më një qeli me kolegët e tij, por i ndarë. Na kallxoj që edhe me ushqimi nuk ka pas probleme, vec ditët e para”, thotë Naxhija, gruaja e policit Rifat Zeka.

Djali i tij theksoi se nuk pret që sot t’i vijë në shtëpi i ati, pasi kuptojnë procedurën e gjyqit.

“Jo, sot nuk besojë që vijnë se janë do procedura me i plotësu dokumentet, se edhe babi na tha nuk beson që do të vijë më shpejt”, përfundon djali i policit Rifat Zeka.

Gjykata e Kralevës mori ditën e sotme vendimin që të lirohen të tre policët e rrëmbyer më 13 qershor.

rifat zeka lirohen tre policet e kosoves tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll