Aktualitet

Video skandali brenda zyrës së Gjicit, Alma 'eksperte', kamerën e fshehu në...gotë!

Kamera me të cilën Alma K., ka filmuar aktin e saj me Safet Gjicin, ka qenë e instaluar në një gotë kartoni, në të cilën ajo kishte futur pije freskuese.

26 Qershor 2023, 11:41 Nga m.s
Video skandali brenda zyrës së Gjicit, Alma 'eksperte',
 
TIRANË- Çdo ditë e më shumë janë publikuar detaje të reja në lidhje me videon intime të Safet Gjicit. Në fillim u mendua se gruaja që kryen seks oral me Gjicin, Alma K., kishte filmuar nga një çantë, por në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. 

Duke iu referuar dosjes hetimore, kamera me të cilën Alma K., ka filmuar aktin e saj me Safet Gjicin, ka qenë e instaluar në një gotë kartoni, në të cilën ajo kishte futur pije freskuese. Siç duket, kjo ka qënë mënyra e vetme, me të cilën 40-vjeçarja ka arritur të filmojë deri në zyrën e Safet Gjicit.

Safet Gjici gjithmonë tregohej i kujdesshëm mbi sendet që merrnin njerëzit me vete, pasi politikani i ruhej një ngjarje të tillë apo përgjimit të bisedave që zhvilloheshin në zyrë.

Alma K., i ishte kërkuar që të hynte në zyrë pa celular dhe pa çelësa makine. Edhe gota që ajo mbante në dorë, duket që e tërheq vëmendjen e Gjicit në një moment. Alma i përgjigjet: “Hë se do e heq se rrugë e gjatë”.

 

safet gjici

Sondazh

Poll