Aktualitet

Në kërkim të amerikanes e cila ishte lënë në “arrest shtëpie” në Sarandë, avokati: Ka nënën në gjendje të rëndë

Një shtetase amerikane, Kelly Grigg, 45-vjeç, e cila ishte lënë në masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Sarandës, rezulton se është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit, duke mos u kthyer më.

26 Qershor 2023, 10:11 Nga m.s
Në kërkim të amerikanes e cila ishte lënë në
Kelly Grigg

SARANDË- Një shtetase amerikane, Kelly Grigg, 45-vjeç, e cila ishte lënë në masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Sarandës, rezulton se është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit, duke mos u kthyer më. Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen, e cila u arrestua në 23 shkurt 2022, pas një kontrolli banese të policisë së Sarandës. Asaj në banesë iu gjet një sasi shumë e vogël ekstaze dhe mbetje të kanabis, si dhe një thikë.

Gjykata e Sarandës e liroi atë duke vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën 8 mijë euro, dhe “detyrim paraqitje”. Por amerikania nuk e ka respektuar këtë masë, duke detyruar gjyqtaren Suela Xhani që në 14 qershor, me kërkesë të Prokurorisë, të ndryshojë masën duke caktuar tashmë “arrest në burg”. Prokuroria ndërkohë ka lëshuar urdhër ekzekutimin e kësaj mase, duke bërë qe policia e Sarandës ta shpallë në kërkim Grigg.

Nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se në 18 mars, Grigg është larguar nga Shqipëria. Avokati i saj, ka vënë ne dijeni gjykatën në një seancë, duke thënë se ka pasur nënën të sëmurë, në gjendje të rëndë. Kjo e dhënë nuk e ka bindur prokurorinë e gjykatën, për të mos ndryshuar masën e sigurisë./Dosja.al

kelly grigg sarande

Sondazh

Poll