Aktualitet

Britani/ U ‘josh’ nga reklamat në rrjetet sociale, shqiptari përfundon duke punuar në ‘shtëpi bari’, dënohet me 14 muaj burg

21-vjeçari, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, dhe u dënua me 14 muaj burg.

26 Qershor 2023, 09:50 Nga m.s
Britani/ U ‘josh’ nga reklamat në rrjetet sociale, shqiptari
Klajdi Karaj, i dënuar për prodhimin e kanabisit

BRITANI- Klajdi Karaj, është një shqiptar që ka shkuar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe me premtimin për një jetë më të mirë, para se të futej dhe të punonte në një fermë kanabisi.  

Klajdi Karaj, i dëshpëruar për punët me pagë të ulët që ofrohen në Shqipëri, mori shkas nga reklamat në rrjetet sociale që tregonin për pasuritë që ofrohen në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi u kontrabandua në vend dhe u fut në punë në një lavazh makinash dhe kantier ndërtimi, banda më pas i tha atij se duhej të paguante më shpejt borxhet e transportit dhe e shtyu të kujdesej për fermën e kanabisit.

Policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në Stratford Road, Heaton, Newcastle, më 24 maj të këtij viti dhe zbuloi se katër dhoma të shtëpisë ishin kthyer në një fermë kanabisi. Gjykata tha se vlera e fermës ishte diku midis 14,000 dhe 61,000 £.

Karaj ka qenë i pranishëm dhe është arrestuar. Ai refuzoi t'i përgjigjej shumicës së pyetjeve, por i tha policisë se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

21-vjeçari, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, dhe u dënua me 14 muaj burg./Dosja.al

klajdi karaj

Sondazh

Poll