Aktualitet

Pranga shqiptarit në Itali, droga e fshehur në makinën e tij kapte vlerën 100 mijë euro

Përveç drogës, policia ka sekuestruar makinën, 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, pra i padëgjueshëm.

26 Qershor 2023, 09:31 Nga m.s
Pranga shqiptarit në Itali, droga e fshehur në makinën e tij
policia italiane

ITALI- Një shqiptar, me banim në Perugia, u arrestua nga Guardia di Finanza për "trafik droge". Burri u ndalua për një kontroll ndërsa udhëtonte me E45 në drejtim të Perugia, në lartësinë e Torgiano. 

Gjatë kontrolleve, gjithashtu me ndihmën e njësive të qenve, në makinën me motor të madh u gjet e fshehur një kilogram kokainë, raportojnë mediat italiane.

Përveç drogës, policia ka sekuestruar makinën, 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, pra i padëgjueshëm.

Sipas hetuesve, droga e shitur me pakicë mund të siguronte rreth njëqind mijë euro. 

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll