Aktualitet

Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Tiranën/ Qëndresa Qytetare: Duhet Vetting akademik dhe pasuror i drejtuesve

Qëndresa Qytetare shprehet se prej vitit 2017, kanë paralajmëruar se do vinte kjo ditë nëse Universitetet nuk reformonin kurrikulat, nuk rrisnin transparencën dhe paratë e studentëve nuk ia dedikonin zhvillimit shkencor por naftës, dietave dhe rojeve.

26 Qershor 2023, 10:20 Nga m.s
Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me
Universiteti i Korçës

TIRANË- Për t’i shpëtuar shkrirjes, Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Universitetin e Tiranës. Senati Akademik ka miratuar unanimisht kërkesën për t’u kthyer në një filial të Universitetit të Tiranës. Lidhur me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga Qëndresa Qytetare, e cila ka dalë me një deklaratë lidhur me shkrirjen e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës. Në qëndrimin publik thuhet se e vetmja rrugë e shpëtimit të Universitetit është Vettingu akademik dhe pasuror i drejtuesve të tyre. Qëndresa Qytetare shprehet më tej se prej vitit 2017, kanë paralajmëruar se do vinte kjo ditë nëse Universitetet nuk reformonin kurrikulat, nuk rrisnin transparencën dhe paratë e studentëve nuk ia dedikonin zhvillimit shkencor por naftës, dietave dhe rojeve.

Deklarata e plotë

Nisur nga ngjarjet e fundit në dy universitetet kryesore Rajonale, Qendresa Qytetare shpreh shqetesimin per Vendimin e Senatit te Universitetit “Fan Noli” per vet – shkrirje nen emrin e Universitetit të Tiranes dhe shpalljen ne kerkim te Rektores se Universitetit Luigj Gurakuqi. Vetëm në 30 ditë Konferencës së Rektorëve tashmë i mungojnë 3 prej tyre dhe kjo gje nuk shqeteson asnje vendimmarres.

Prej vitit 2017 çdo shtator kemi paralajmeruar qe kjo dite do te vinte nese Universitetet nuk reformonin kurrikulat, nuk rrisnin transparencen dhe parate e studenteve nuk ja dedikonin zhvillimit shkencor por naftes, dietave dhe rojeve.

Në këtë situatë keqmenaxhimi universitar, e vetmja rrugë e shpetimit të universitetit është vetingu akademik dhe pasuror i drejtuesve të tyre. Universitetet shqiptare duhet të ndahen njehere e mire nga fenomeni i korrupsionit, i trafikut të notave dhe i shperdorimit te parave. Identiteti dhe integriteti akademik i vendit nuk mund te jete peng i disa drejtuesve qe e trajtojne postin si çiflig personal e pasojat i vuan universiteti, studentet e pedagoget. Stafet e profesoreve, ashtu sic u ngriten per pagat dhe transparencen, sot duhet te tregojne publikisht se jane kunder shkrirjes me porosi te universiteteve dhe albanologjise, kunder korrupsionit, kunder axhendes anti – universitet dhe pro arsimit cilesor.

universiteti i korces

Sondazh

Poll