Sport

E RRALLE! Tifozët nigerianë do të votojnë pro ose kundër trajnerit të kombëtares

Federata e Futbollit të Nigerisë ka vendosur të bëjë një anketë me tifozët nëse trajneri portugez, Jose Peseiro, do të mbetet në detyrë apo jo.

26 Qershor 2023, 08:20 Nga DOSJA
E RRALLE! Tifozët nigerianë do të votojnë pro ose

NIGERI - Presidenti i Federatës së Futbollit të Nigerisë, Ibrahim Gusau, ka njoftuar se tifozët e kombëtares do të vendosin për fatin e trajnerit portugez Jose Peseiro, një konsultim i cili gjithashtu synon të shpëtojë llogaritë e vendimit.

Me kontratë deri më 30 qershor, Jose Peseiro arriti të kualifikojë Nigerinë për CAN-in e ardhshëm në janar 2024, por ka një rekord negativ prej pesë humbje.

"Ne po planifikojmë t'i bëjmë nigerianët të votojnë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre,"- tha Gusau gjatë një transmetimi në radio lokale të shtunën. Kemi provuar trajnerë të huaj, të tjerë vendas. Mund të mos kemi arritur të gjejmë personin e duhur, por tani do të jetë në dorën e publikut të vendosë nëse Peseiro duhet të vazhdojë apo të largohet”,- shtoi shefi i Federatës.

Ky rekurs për publikun synon edhe gjenerimin e të ardhurave, pasi mbështetësit do të duhet të telefonojnë për të komunikuar zgjedhjen e tyre, ndërkohë që Federata po përballet me një krizë financiare dhe se Peseiro, paga mujore e të cilit llogaritet në 70 mijë dollarë, po pëson vonesa në pagesë.

I emëruar në maj 2022, Peseiro nuk është unanim në mesin e fansave të ‘Super Shqiponjave’, të cilët e konsiderojnë atë shumë të varur nga yjet e tij Victor Osimhen dhe Samuel Chukwueze.

Mes ish-ndërkombëtarve, Kadiri Ikhana denoncoi "mangësitë taktike", duke shtuar se "meritë" për kualifikimin në CAN "u takon lojtarëve". Ai kërkoi emërimin e një trajneri vendas. “Le të konkurrojë në CAN dhe të vendosë më pas të ardhmen e tij”,- ka pohuar përkundrazi një tjetër ish-ndërkombëtar, Victor Ezeji.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll