Aktualitet

U futën brenda stacionit Detar të Salaminës, arrestohen për spiunazh dy shqiptarë në Greqi

Dy shqiptarët pretenduan se ishin të dehur

26 Qershor 2023, 08:52 Nga A.B
U futën brenda stacionit Detar të Salaminës, arrestohen për
Marina

GREQI- Mbrëmjen e kaluar, efektivët e policisë në Salaminë arrestuan dy burra me origjinë shqiptare, të moshës 63 dhe 67 vjeç, nën akuzën e spiunazhit. Dy shqiptarët ishin pikasur më herët nga personeli i Marinës duke hyrë dhe vëzhguar në Stacionin Detar të Salamis.

Sipas informacioneve, dy shqiptarët kanë pohuar se ishin nën efektin e alkoolit, e pasi u testuan rezultoi se kishin konsumuar vërtet sasi alkooli.

Pavarësisht pretendimit të tyre, dy shqiptarët u arrestuan, u ndaluan dhe do të dërgohen në prokurori, ndërsa pyetja mbetet se si kanë arritur të hyjnë në zonën e Naustatmos./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll