Bota

Ministrja e Mbrojtjes në Ukrainë: Kemi rimarrë më shumë se 100 kilometra katrorë territor

26 Qershor 2023, 08:04 Nga a.l
Ministrja e Mbrojtjes në Ukrainë: Kemi rimarrë më shumë
Hanna Maliar

UKRAINË-  Në fillim të këtij muaji, Ukraina nisi kundërsulmin e saj të shumëpritur. Sipas ministres ukrainase të Mbrojtjes, Hanna Maliar, ajo ka rimarrë rreth 130 kilometra katrorë (50 milje katrorë) tokë përgjatë vijës së frontit jugor, shkruan SkyNews.

"Situata në jug nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë javës së kaluar", tha ajo. 

Ajo gjithashtu theksoi se përgjatë pjesës lindore të vijës së frontit, e cila përfshin drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka, janë zhvilluar rreth 250 përleshje luftarake gjatë javës së kaluar.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll