Bota

Policia zbulon emrat e dy vëllezërve që u vranë në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Sheremet Elezaj, i cili është zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës tha se i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.

25 Qershor 2023, 22:37 Nga m.s
Policia zbulon emrat e dy vëllezërve që u vranë në
foto ilustruese

KOSOVË- Blerim dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Madanaj të Gjakovës. Sheremet Elezaj, i cili është zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës tha për "Indeksonline" se i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë, dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj, të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, u shpreh ai.

Më herët u raportua se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.

gjakove vriten dy vellezer blerim haxhi islamaj

Sondazh

Poll