Bota

Vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë! Arrestohet pas disa orësh autori, Gjoka gjendet i plagosur (FOTO)

Gjokaj fillimisht shkoi në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan

26 Qershor 2023, 07:22 Nga A.B
Vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë! Arrestohet pas
Policia

KOSOVË- Vihet në pranga autori i vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjoka. Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuqan të Klinës. 'Indeksi online' ka siguruar foton e autorit, i cili u mori jetën një ditë më parë dy vëllezërve Haxhi dhe Blerim Islamajn në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë! Arrestohet pas

Lajmin është konfirmuar edhe nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

Vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Gjakovë! Arrestohet pas

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

Gjokaj fillimisht shkoi në spital në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan

Vrasja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në orën 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore. /Dosja.al

vriten dy vellezer ne gjakove gjergj gjokaj haxhi islamaj blerim islamaj

Sondazh

Poll